E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mat / Ulëz, mbahet mesha e Krishtlindjes

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën me të rëndësishme të tyren, lindjen e Jezu Krishtit. Në natën e krishtlindjes besimtarët mbushën kishat ku u mbajt mesha e Krishtlindjes.

Dhjetra besimtarë morën pjesë në meshën e krishtlindjes në Kishën “Shën Marku” në Ulëz të Matit.

Drejtuesi i Kishës Katolike Mat, Don Gianfranco Cadenelli tha se Shqipëria është unike në botë sa i përket tolerancës fetare e kjo duhet t’i motivojë të gjithë për të qenë gjithmonë të bashkuar pavarësisht përkatësisë fetare.

I pranishëm në këtë meshë Krishtlindje ishte edhe Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj e përfaqësues të tjerë të pushtetit vendorë. Besimtarët uruan njëri- tjetrin për më shumë begati, paqe e dashuri kudo.

Krishtlindja simbolizon lindjen e Krishtit Jezus, që besimtarët e krishterë e besojnë si shpëtimtarin e njerëzimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›