E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Austri/ Orteku zë poshtë të paktën 10 persona në zonën e skive

Të paktën 10 persona janë zënë poshtë nga një ortek në Austri, në zonën e hapur të skive. Autoritete kanë njoftuar se deri më tani është shpëtuar një person, ndërsa një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar me më shumë se 100 persona të përfshirë.

“Ne bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar entuziastët e sporteve dimërore,” tha zëdhënësi i komunës Lech.

Në operacionin e kërkimit është përfshirë edhe një helikopter, ndërsa për momentin nuk bëhen me dije të tjera informacione. / CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›