Lufta në Ukrainë, Erdogan akuza Perëndimit: Provokon në vend që të ndërmjetësojë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Perëndimin se nuk po përpiqet të ndërmjetësojë diskutime paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, por në vend të kësaj “provokon”. Gjatë një takimi me të rinjtë në Erzurume, Erdogan tha se rolin e ndërmjetësimit mes dy vendeve e ka marrë Turqia.
“Fatkeqësisht, Perëndimi vetëm sa ka intensifikuar elementet e provokimit dhe nuk është përpjekur të jetë ndërmjetës mes dy palëve. Ne si Turqi e kemi marrë në vend të kësaj këtë rol, në veçanti në lidhje me korridorin e grurit të Detit të Zi“, tha ai.
Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 305-të dhe nuk u ndal as në ditën e Krishtlindjes. Bombardimet ruse në rajonin e Kherson kanë lënë të paktën 16 të vdekur dhe disa të plagosur. Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Moska është gati të negociojnë, duke akuzuar Kievin se e refuzon një gjë të tillë. I menjëhershëm ishte reagimi nga Ukraina, duke hedhur poshtë pretendimet e Putin. / TGCOM
/rtsh.al/