E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat 5-vjecari parandalon vetevrasjen e gjyshes

MAT- Arzie Loku ne Komsi te Matit nuk ka duruar dot merzitjen dhe dhimbjen per varferine e djalit te saj dhe ka tentuar ti jape fund jetes.
Duke ju shkeputur vemendjes se familjareve te saj por jo te nipit 5 vjecar gruaja ka shkuar ne dhome me nje shishe raki dhe kuti shkrepse me qellim veteflijimin duke u djegur.
Por nderhyrja e nipit nuk e ka lejuar te coje deri ne fund veprimin qe kishte ndermarre ne kushtet e varferise ekstreme.
Gjyshja mori shishen me raki per tu djegur dhe une e pashe tregon vogelushi.

77 vjecarja vuan prej vitesh nga paralizimi fizik gjendje e cila rendon jetesen e saj edhe me shume. Ne mungese te nje karroce per invalide Arzia zvarritet kemba-doraz neper shtepi e oborr duke u perpjekur te merret me ndonje pune shtepiake si larja e rrobave apo pastrimi i misrit qe sherben si udhqimi i vetem per kete familje te varfer.

20 vite me pare Arzia trajtohej me pension invaliditeti te cilin tashme nuk e gezon edhe pse do te ishte nje ndihme per te dhe familjen e saj duke siguruar te pakten ilacet e nevojshme.
Te vetmet te ardhura per 7 anetaret e familjes Loku jane ato qe fiton djali i shtepise ne pune te perkohshme dhe afatshkurtra te cilat nuk mjaftojne as per ushqimin e perditshem.

e.n/news24/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Mat 5 vjecari parandalon vdekjen e gjyshes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›