E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, 50-vjeçari ekzekutohet me armë zjarri

MAT - Një person u ekzekutua me armë zjarri në Shkopet të Ulzës. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa viktima është 50-vjeçari Mëhill Gjeci.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet, duke u përqëndruar kryesisht në pistën e hakmarrjes.

Mësohet se Gjeci punonte në hidrocentralin e Shkopetit dhe ishte duke u kthyer në banesën e tij, pasi kishte përfunduar turnin e tretë, kur u qëllua me armë zjarri nga persona te paidentifikuar.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›