E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mat/ Përshtatën një ambient për lojëra fati, në pranga 2 vëllezërit

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Matit pasi kishin përshtatur një ambient për ushtrim të lojërave të fatit.

Policia bën me dije se ka venë në pranga 54-vjeçarin A.K., dhe 46-vjeçarin N.K., vëllezër me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjuterë me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.

Policia ka sekuestruar 3 kompjuterët që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 mijë lekë të reja dhe 2 celularë.

Sipas bluve të Matit “Në kuadër të operacionit të zhvilluar në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 54 vjeç dhe N. K., 46 vjeç, banues në Burrel (vëllezër).

Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›