LSI,Meta:Mbështetje për punësimin e jetimëve
Apelit të jetimëve për më tepër mbështetje nga instancat shtetërore i është përgjigjur sot kreu i LSi. Gjatë një takimi në qendrën e jetimëve në Tiranë, Meta ka ofruar mbështetjen e forcës që përfaqëson në zbatimin e ligjit për strehimin dhe focimin e politikave për punësimin e tyre.
TIRANE- Apelit të jetimëve për më tepër mbështetje nga instancat shtetërore i është përgjigjur sot kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Gjatë takimit në qendrën e jetimëve në Tiranë, Meta ka ofruar mbështetjen e forcës që përfaqëson në zbatimin e ligjit për strehimin dhe focimin e politikave për punësim, vecanërisht të kësaj shtrese.
“Jemi këtu për t’u angazhuar, për të realizuar një integrim sa më dinjitoz të gjithë jetimëve të Shqipërisë, në gjithë proceset e zhvillimit të vendit dhe integrimit të shqiptarëve dhe njëkohësisht edhe të vendit në Evropë. Në themel të gjithë angazhimit tonë të ardhshëm dhe qeverisës do të jetë punësimi dhe punësimi për jetimët do të jetë një prioritet i jashtëzakonshëm, pasi është e tmerrshme të shikosh që njerëz që kanë qenë jetim që të vegjël, të cilët edhe pasi kanë mbaruar shkollën e mesme ndihen jo vetëm jetimë, por edhe të papunë, të paintegruar, të braktisur.”theksoi kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Jetimëve Kadri Aliaj dhe jetimët falënderuan Metën duke e konsideruar si të vetmin politikan që u ka kushtuar vëmendje. (e.n/balkanweb)