Mat, dy komuna të bllokuara prej javësh

Shkak është bërë shembja e një segmenti rrugor dhe askush prej atëherë nuk është kujtuar që të çel rrugën për të lidhur këta banorë me pjesën tjetër të vendit.
Komunat e bllokuara janë Macukull dhe Derjan, ndërkohë që shembja e rrugës ka ndodhur në fshatin Dukagjin, duke bllokuar kështu lëvizjen e automjeteve të transportit por edhe të ambulancave. E vetmja lëvizje e banorëve bëhet me kafshë, njësoj si para një shekulli.
Banorët e Urxallë, Dukagjinit, Gjocajve, Lamit të Madh, Zallë Gjocajve e Macukullit nuk mund të shkojnë me makina në zonat urbane, qoftë edhe për t’u furnizuar me ushqime në këtë prag festash. Këshilli i Qarkut të Dibrës, ka bërë të ditur se duhen fonde të mëdha për të hapur këtë rrugë, ndërsa banorët bëjnë apel që qeveria të ndërhyjë./S.Ll/Start/
2010-12-26 11:19
[