Mat, lante rrobat në lumë, mbytet aksidentalisht 55-vjeçarja
MAT- Mbytet në lumë një 55-vjeçare në komunën Derjan të rrethit të Matit. Mësohet se viktima Qesare Çela ka qënë duke larë rrobat në lumin Mat, kur është gjetur e mbytur nga familjarët e saj.
55-vjeçarja ka qënë duke larë rrobat së bashku me djalin e saj, ndërsa më pas i biri është larguar për në shtëpi dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur më nënën e tij në vendin që lanin rrobat.
Sipas burimeve nga vendngjarja, larja e rrobave në lumë është një ritual për ditën e Shën Gjergjit.
Ndërkaq, Policia e Matit deklaron se mbytja mund të ketë qenë aksidentale, pasi dyshohet se 55-vjeçarja mund të ketë rrëshqitur në ujërat e lumit.
(m.a/BalkanWeb)