Barna të jashtëligjshme në treg. Urdhri i Farmacistëve: Shkelje me "Dolofix"
TIRANE-Në vendin tonë qarkullojnë barna të cilat janë në kundërshtim të ligjit dhe të rregulloreve në fuqi. Një prej tyre është paracetamoli i prodhuar nga kompania “Trefarm” e që quhet 'Dolofix'.
Ai ka filluar të futet në Shqipëri para disa muajsh, por nuk plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion. Në radhë të parë ky bar nuk mund të regjistrohet në Shqipëri, pasi ai nuk është i regjistruar në vendin e origjinës prej mëse dy vitesh, pra në Kosovë. Ai nuk ekziston në listën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ku renditen barnat që janë të regjistruara në këtë shtet, ndërsa neni 13 i ligjit “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” përcakton se barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, do të lejohen të qarkullojnë në vendin tonë vetëm kur ato janë të regjistruara dhe qarkullojnë në vendin e tyre prej jo më pak se 2 vitesh. Gjithashtu, të interesuar pranë Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, drejtori Arif Shahini na shpjegon se ky produkt është lejuar të importohet në bazë të një lejeje importi të lëshuar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, por ai nuk është i regjistruar pranë QKKB-së. Sipas ligjit aktual, lejohen të qarkullojnë barna të palicencuara vetëm për përballimin e gjendjeve emergjente (katastrofa natyrore, epidemi) ose në raste nevojash të shërbimit shëndetësor (alternativa të vetme barnash për mjekim ambulator dhe spitalor). Gjithashtu, sipas një urdhri të lëshuar nga ish-drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Besnik Jakaj, njoftohet se të gjitha barnat që qarkullojnë në vendin tonë duhet të jenë të ambalazhuara në sasi të vogla (10-60 tableta). Ndërkohë që, paracetamoli i mësipërm mund të gjendet nëpër farmacitë e kryeqytetit me paketime të mëdha, në mbi 500 tableta. Megjithatë, Shahini shprehet se produkti në fjalë është i kontrolluar dhe sipas standardeve të cilësisë. Po sipas tij, ai ka më shumë se 2 vjet që prodhohet në Kosovë, ndërsa është i gatshëm të na vërë në dispozicion edhe lejen e importit të firmosur nga Tavo. Në fakt, po të merret parasysh fakti se në vendin tonë së fundmi nuk janë shënuar katastrofa apo fatkeqësi natyrore, ndërsa në treg qarkullojnë të paktën mbi 10 variante të ndryshme të paracetamolit (të publikuara edhe nga QKKB), e që për pasojë tregu nuk ka mangësi në këtë drejtim, atëherë ngrihen shumë pikëpyetje mbi importimin dhe lejimin e shitjes së këtij produkti.
Pas denoncimit të tregtimit të barnave të jashtëligjshme, kreu i Urdhrit të Farmacistëve deklaroi se të gjitha firmat duhet të ankohen për lejimin e këtij fenomeni.
"Eshtë dhënë leje importi për barna të paregjistruara. Kjo leje është e kundërligjshme s'duhet të ishte dhënë sepse në treg ka dhjetëra lloje paracetamoli. Kompanitë mund të ankohen sepse Ministria e Shëndetësisë ka shkelur ligjin, sepse leja jepet vetëm në kushte e kritere të caktuara dhe sepse paracetamoli është jashtë kriterit të paketimit", deklaroi kreu i Farmacistëve, Arjan Jaupllari gjatë emisionit "Natë me Xhaxhiun" në "News 24". Ndërkohë, "Dolofix" nuk mund të regjistrohet në Shqipëri, pasi ai nuk është i regjistruar në vendin e origjinës prej mëse dy vitesh, pra në Kosovë. Ai nuk ekziston në listën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ku renditen barnat që janë të regjistruara në këtë shtet.