E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, maskat grabisin me armë pasagjerët e fugonit

BURREL- Sot në mëngjes maskat i kanë zënë pritë një fugoni me pasagjerë të linjës Burrel - Tiranë, duke iu rrëmbyer pasagjerëve nën kërcënimin e armëve rreth 100 mijë lekë që kishin nëpër xhepa.


Policia e Matit ka konfirmuar, sipas dëshmive të udhëtarëve, se sot rreth orës 8.00 dy persona të armatosur me armë automatike i kanë dalë para një fugoni pasagjerësh që bënte linjën Selishtë -Tiranë dhe anasjelltas.

Personat e armatosur dolën në vendin e quajtur Vig afër komunës Lis të Matit dhe e detyruan automjetin të ndalohej, ndërsa më pas detyruan pesë pasagjerë të zbraznin xhepat. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar për sqarime drejtuesin e fugonit i cili banon në periferi të Tiranës.

Ende nuk janë identifikuar personat e kësaj grabitjeje e dhunshme, ndërkohë që policia po merret me hetimin e saj dhe gjetjen e autorëve të mundshëm të kësaj grabitje me armë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›