PS, proteston në Fier për hapjen e kutive

Partia Socialiste zhvendoset sot pasdite në Fier për protestën e radhës për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit . Me manifestimin e sotëm, duket se PS do të mbyllë turin e parë të manifestimeve që u mbajtën në Tiranë, Shkodër, Berat, Lushnje, Korçë, Elbasan dhe Vlorë.
"Ora News" do të transmetojë direkt protestën e sotme në Fier.
Ndërkaq më 20 nëntor, selia rozë ka njoftuar për një protestë masive në Tiranë.