Mat, plagosi kushëririn, arrestohet 18-vjeçari
Një 18-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Burrelit pasi akuzohet se ka plagosur një 24-vjeçar.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 18-vjeçari Ervin Kadiu nga Gurra e Matit pasi ka plagosur me armë 24-vjeçarin Dritan Kadiu.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrethin e Matit ku 18-vjeçari ka plagosur për motive banale kushëririn e tij Dritan Kadiu i cili ndodhet i shtruar në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 18-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.