E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualët peticion kundër regjistrimit

52 intelektualë dhe personalitete të fushave të ndryshme nëpërmjet një peticioni drejtuar kreut të shtetit Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, shprehen të shqetësuar lidhur me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Në peticion intelektualët theksojnë se, e konsiderojnë të rrezikshme pikërisht në momentet e tanishme kërkesën për vetëdeklarimin e kombësisë.

Sipas tyre, elementë të tillë regjistrimi nuk ekzistojnë në asnjë nga 27 vendet anëtare të komunitetit evropian, ku Shqipëria aspiron të anëtarësohet.

Në peticion gjithashtu theksohet se vendi ynë është një shtet laik dhe dallohet për harmoninë ndërmjet besimeve fetare dhe se regjistrimi mbi baza etnike e fetare do të nxiste një garë negative ndërmjet tyre.

“Ndërsa përsa i përket vetdeklarimit të popullsisë në kushtet e sotme, është hapatas kundër identitetit tonë. Ligji për gjendjen civile i bërë në këtë frymë duhet shfuqizuar sa më parë”, shkruhet në peticion.

Gjithashtu në peticion i bëhet thrije intelektualëve të tjerë, fondacioneve të ndryshme të ngrenë zërin kundër këtij regjistrimi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›