Mat/Plagos kushuririn me armë, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërshi të komunës Klos në Mat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjatë natës policia ka arrestuar autorin e plagojes Rexhep Rexhepi. Ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij Sul Rexhepi, i cili ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e plumbave që kanë qëlluar trupin e tij. Menjëherë i lënduari është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia ka arrestuar për armëmbajtje pa leje vëllain e tij Hysni Rexhepi i pranishëm në ngjarje. Mësohet se shkaku i tentativës për vrasje ka qënë një sherr për motive të dobëta, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.