E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/Vetëvaret 32-vjeçari, shkak borxhet

Një 32-vjeçar u gjet i vetëvarur në një shtëpi thuajse të rrënuar në lagjen "Ali Demi" në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku Edmond Kabashi u gjet i varur nga të afërmit e tij, në një shtëpi të vjetër që gjendej ngjitur me banesën e tij që kishte marrë me qera dhe banonte me gruan dhe fëmijët. Familjarët e kanë pikasur të parët dhe kanë njoftuar policinë, forcat e së cilës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për zbardhjen e saj. Burime nga policia thanë se Kabashi vuante nga depresioni dhe kohët e fundit gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. Prej kohësh, babai i dy fëmijëve të vegjël kishte nisur të vinte dhe baste sportive duke hyrë në borxhe të mëdha. Pamundësia për t'i shlyer shumat e mëdha dhe fakti që përballej thuajse përditë me njerëzit që u kishte marrë paratë dhe nuk ua kishte kthyer, e ka detyruar 32-vjeçarin të ndërmarrë aktin tragjik të vetësakrifikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›