E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materazzi fajtor për largimin e Balotellit

Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka thënë se Marco Materazzi është fajtor i largimit të B45 nga Interi.

"Kur e kuptova se lidhjet e tij me Interin kanë mbaruar? Pasi Materazzi e goditi në fund të ndeshjes ndaj Barcelonës. Mario ia fali atij, por unë jo".

"As fjalët e Ivan Cordobas nuk i ndihmuan atij. Interi është dashur ta mbronte Balotellin, pasi që nëse keni një talent të tillë ju duhet ta mbroni atë, sidomos nëse nuk e ka karakterin e fortë si të Ibrahimoviç dhe është vetëm 20 vjeçar", tha Mino Raiola për Il Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›