E Diel, 1 Nëntor 2026

Materialet e riciklueshme kthehen ne veshje dhe vepra arti

Krijimet e studenteve të tekstilit në Universitetin e Arteve janë të çuditshme dhe të veçanta në të njëjten kohë.

Materialet të riciklueshme si thasë prej lini, rrjeta peshku, lëkurë këpucësh, lugë kaucuku, ata i kane kthyer në vepra të mirëfillta arti.

Fustanet e krijuara prej tyre janë unike. Ledian Çela muzë të tij ka vitet ‘70. aristrokracinë e shpreh ne forma te tilla, por nuk mungon edhe ndryshkja e kësaj shoqërie që ai sjell në këtë formë.
Materialin fillestar të çfardoshëm ato e kthejnë në një veper arti, e tillë është edhe kjo sixhade me fije bari.

Letrat telat, disqet dhe kuti me letër alumini kanë shërbyer si bazë për krijuar fustane, jo të zakonshme.
Në katin e dytë te galerisë “Fab” shfaqet një muze tjetër krijuese që nis nga vetja e tyre e shprehur në forma dhe ngjyra të shumëllojshme.

Ekspozita e veçantë me krijimet më të mira të studentëve është pagëzuar me emrin “Autoportrete”. Punimet jo të zakonshme janë kuruar nga Najada Hamza. Ekspozita çel dyert nesër në galerinë “Fab”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›