E Shtunë, 31 Tetor 2026

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, spital evropian

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” tashmë numëron më shumë salla operacioni me kushte bashkëkohore për ndërhyrjet kirurgjikale, si urgjente ashtu edhe të planifikuara tek gratë shtatëzëna. Modernizimi i ambienteve spitalore do të parandaloj infeksionet e mundshme, theksoi drejtori i spitalit Halim Kosova.
 

Përurimi i tre sallave të reja në spitalin universitar, obsetrik, gjinekologjik “Mretëresha Geraldinë”, e bën këtë spital të hyjë në kategorinë e spitaleve evropiane.
 

Brënda një viti, në maternitetin “Mretëresha Geraldinë” kryhen rreth 6 mijë lindje dhe pothuajse një e treta e nënave qe lindin, i nënshtrohen operacioneve kirurgjikale.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›