E Martë, 3 Nëntor 2026

Matësat e ujit, qytetarët në Korçë marrin masa për t’i mbrojtur nga ngricat

Prezenca e ngricave dhe temperaturave nën zero shpesh mund të sjellë dëmtime tek matësat e ujit. Nisur nga klima e ftohtë e Korçës, qytetarët tashmë kanë marrë masa për të mbrojtur këta matësa duke bërë mbulimin e tyre.

Kujdesi më i shtuar tregohet në banesat private ku veç matësave ata kanë edhe çezma uji të cilat i izolojnë nga i ftohti.

Burime në Ujësjellës Kanalizime Korçë bëjnë me dije se deri tani nuk është raportuar asnjë problematikë nga qytetarët ndërsa i këshillojnë që në rast të dëmtimeve, të gjejnë vendndodhjen e tubit të ngrirë, i cili mund të dallohet nga prezenca e akullit mbi të ose mund të ketë një fryrje të lehtë.

Përpara se të nisë shkrirja në tubin e ngrirë, duhen hapur të dyja dorezat e rubinetit, si një procedurë që ndihmon në zbutjen e presionit dhe do të ndihmojë që uji të fillojë të shkrijë.

Një mënyrë tjetër për shkrirjen e tubit nga ngrica është duke përdorur tharësen e flokëve.

Në qytetin e Korçës numërohen rreth 20 mijë abonentë.

Gazetare: G. Sali 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›