Saranda destinacion kryesor i turizmit- INEWS e rendit mes 15 qyteteteve më të qeta për tu vizituar

Qyteti bregdetar i Sarandës është një ndër destinacionet kryesore të turizmit, i cili frekuentohet nga turistë vendas e të huaj. Ky bregdet është i njohur për ujërat e kristalta, plazhet e shumta mahnitëse e monumentet e ndryshme natyrore e kulturore.
Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “INEWS”, Sarah Holt thekson se Shqipëria është mes vendeve më të lira evropiane për t’u vizituar në vend të Barcelonës.
“INEWS” e ka renditur Sarandën në mesin e 15 qyteteve më të lira dhe më të qeta bregdetare evropiane për t’u vizituar në vend të Barcelonës.
Në bregdetin e Sarandës mund të shëtisni në bulevardin “Hasan Tahsini” buzë detit deri në Manastirin e 40 Shenjtorëve dhe të kapni autobusin për në plazhin e mrekullueshëm të Ksamilit, i njohur ndryshe si “Maldivet e Evropës”.
Ksamili kryeson listën e vendeve më të bukura të Rivierës Shqiptare, i cili arrihet më së miri me traget nga Korfuzi.
Forcimi i paundit kundrejt lekut shqiptar do të thotë se ngrënia jashtë në Sarandë është e përballueshme. Një racion peshku i freskët në një restorant buzë detit kushton më pak se 12 paund. Ndërkohë, një apartament me një dhomë gjumi kushton mesatarisht 43 paund për një natë.
Bregdeti i Sarandës konsiderohet si një nga vendet më magjike e më të bukura të rivierës shqiptare ku çdo ditë e më shumë po tërheq turistë nga mbarë bota.
RTSH