E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mateus: Lahm, kapiteni i duhur i Gjermanise

Ish kapiteni i Gjermanise, Lotar Mateus beson se lojtari i Bajernit te Mynihut, Filip Lam do te provoje ne finale te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010" se eshte nje futbollist i madh dhe e meriton te mbaje shiritin e kapitenit. Trajneri i ekipit kombetar te Gjermanise, Joakim Lev konfirmoi se mbrojtesi Lahm do te udheheqe Gjermanine drejt suksesit, per ne finale te boterorit afrikan, teksa ka zene vendin e Majkell Balak. Edhe Mateus beson se 26 vjecari do te jete nje lider i vertete ne fushen e lojes. - "Ai eshte teper i respektuar ne skuader dhe mendoj se do ta mbuloje mungesen e Balak, mjaft mire," - theksoi Mateus. - "Lahm ka pasur nje performance te mire deri tani dhe ka nje eksperience te madhe. Ai ka marre pjese ne turne te ndryshme dhe prezanton opinionin me te mire per mjaft njerez. Ai eshte kontingjent i gjashte lojtareve te tjere te Bajernit dhe kjo gje me duket mjaft e rendesishme," - shprehet Lotar Mateus. Gjithashtu, Mateus beson se Lev ka bere zgjedhjen e duhur per dy lojtare te sulmit, Miroslav Klosen dhe Bastian Shvajshtajgerin. Lahm eshte kapiteni me i ri i kombetares se Gjermanise dhe modeli me i mire, sipas vleresimit te nje prej legjendave te kombetares se Gjermanise, Lotar Mateusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›