E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati, nuk fshihet interesimi i Interit per Fabio Kapelon

Interi ka konfirmuar publikisht interesin e klubit zikalter per te afruar ne stolin zikalter trajnerin e njohur italian Fabio Kapelo, i cili aktualisht drejton skuadren kombetare te Anglise. Masimo Morati, pronari i Interit, ka dhene lajmin zyrtar se Murinjo ka ikur zyrtarisht tek ekipi i Realit te Madridit, duke paguar edhe shumen e parashikuar me ane te nje klauzole, per nje rast te tille dhe se ne te ardhmen ka deshire qe te afroje jo vetem trajnerin Fabio Kapelo, por edhe disa lojtare qe aktivizohen ne premier Lige, duke perfshire futbolliste si Stiven Zherardin dhe Ces Fabregas. Javen e ardhshme trajneri Fabio Kapelo do te diskutoje per kontraten qe e mban te lidhur me ekipin e Anglise, para se te vendesose per ndonje rikthim te mundshem te tij ne vendin ishullor. Dje Morati pranoi se e ka humbur perfundimisht betejen me trajnerin Hoze Murinjo, pas shumes se parave qe ka derdhur klubi i Realit te Madridit ne arken e Interit. Prezantimi i Mourinj ne klubin "galaktik" do te realizohet diten e hene. - "Reali nuk ishte ne dijeni te kesaj klauzole. Me Florentino Perez kam marredhenie mjaft te mira edhe pse nuk me erdhi mire qe me mori trajnerin. Me duket se ka pasur nje keqkuptim, gjithsesi Perez u soll shume korrekt", theksoi Masimo Morati. Presidenti zikalter ka folur per trajnerin e ri, qe do te ulet ne stolin e Interit. - "Te perjashtohet Fabio Kapelo, si kandidature eshte e pamundur pasi ai cilesohet si nje nga me te zotet. Po mendojme per te sjelle ne ekipin tone, ashtu si edhe per te tjeret dhe shpresoj qe te keni durimin, per zgjedhjen qe duhet te bejme", perfundon Morati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›