E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha uron homologun Isa Mustafa për pavarsinë

Tiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar për ditën e Pavarësisë së Kosovës, kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Në urimin e tij, Basha shprehet se modeli qeverisës i Kosovës lidhur me shërbimin ndaj pakicave është një shembull për rajonin.
Për mua është kënaqësi e veçantë, që në emrin tim dhe të qytetarëve të Tiranës t`ju përcjell Juve dhe përmes Jush, të gjithë popullit të Prishtinës e mbarë Kosovës, urimet më të përzemërta, në përvjetorin e katërt të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Që nga shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Prishtina ka njohur një progres të admirueshëm. Ju, zoti Kryetar i Komunës keni arritur të implementoni standartet europiane të qeverisjes vendore, në administrimin e kryeqytetit të Kosovës. Katër vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ju keni instaluar një model qeverisje, i cili është shembull në të gjithë rajonin, për respektin dhe shërbimin ndaj pakicave dhe bashkëjetesës mes tyre- ka thënë Basha

Gjithashtu Basha i ka ofruar mbështejte dhe përkrahje homologut të tij mbi projektet e Komunës Prishtinë.

Ndërsa vazhdoni angazhimin tuaj, për të përmirësuar sa më shumë jetën e banorëve të Prishtinës dhe në këtë ditë feste për të gjithë shqiptarët, më lejoni t`ju garantoj se tek Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht, do të gjeni mbështetje dhe përkrahje, për të gjithë projektet tuaja- ka shtuar ai.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Basha: Nderim i veçantë për familjet që ngriten flamurin Tiranë Me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,...
  2. Gray-Basha: Eksperienca e Uashingtonit, e vlefshme për Tiranën metropolitane Uashington- Bashkia e Tiranës do të ketë mbështetjen e homologes...
  3. Plani Urbanistik, Basha: 5 unaza të reja për Tiranën Tiranë- Plani i ri Urbanistik i Tiranës parashikon që qyteti...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›