Izolimi, vazhdon emergjenca në komunat e veriut
Tiranë- Edhe pse sot nuk ka pasur rreshje bore, shumë komuna në veri të vendit vazhdojnë të jenë në gjendje emergjence për shkak të izolimit.
Problem kryesor është hapja e rrugëve, pasi trashësia e dëborës ka shkuar deri në tre metra. Gjithashtu po hasen vështirësi edhe në furnizimin me ushqime pasi edhe rezervat po shterojnë, problem betet edhe furnizimi me energji elektrike.
Vazhdojnë të jenë të bllokuara 6 Komuna në Tropojë, ndërsa 3 të tjera në Has. Në Kukës 8 Komuna janë të izoluara, ndërsa në 6 të tjera rezultojnë të zhbllokuara vetëm qendrat.
Situatë më e vështirë paraqitet në Dibër, pasi sot munguan rreshjet e borës, por temperaturat janë ulur deri në dhjetra gradë nën zero dhe kanë filluar ngricat. Shumica e Komunave të izoluara po vuajnë mungesën e energjisë, ndërsa në fshatin Sllovë të komunës Qendër, janë shembur çatitë e tre shtëpive.Trashësia e dëborës ka bllokuar ndarjen e ndihmve në mënyrë tokësore, dhe operacionet po kryhen vetëm nga ajri.
Vështirësi hasen e dhe në qarkun e Shkodrës, pasi vazhdojnë të bllokuara disa fshatra të komunës Kelmend në Malësi të Madhe, si Vermosh, Nikç dhe Selcë. Gjithashtu edhe në Dukagjin vazhdojnë të bllokuara komunat Shllak dhe Shosh, ndërsa në Pukë, komuna Iballë, Gjegjan, Blerim Qafë Mali.
Ndërsa në qarkun e Korçës vazhdon i bllokuar aksi Korçë-Dardhë, ndërsa aksi Korçë-Voskopojë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Shkrime të tjera me interes:
- Emergjenca në Kukës, shtatzëna transportohet nga familjarët drejt spitalit Kukës- Qindra familje në zonën e Kukësit po vuajnë mungesën...
- “Ngrin” Shqipëria, ushqime me helikopterë në 28 komunat e izoluara Acari dhe dëbora po mbajnë të izoluar prej mëse një...
- Dibër- Izolimi nga dëbora, shtatzëna transportohet me helikopter drejt Tiranës Dibër- Një 22-vjeçare nga Zalldardha e Dibrës ka rrezikuar të...