Matura, 1600 maturantë ngelës në Letërsi
Vetëm 14 maturantë në të gjithë vendin kanë arritur të marrin pikët maksimale në provimin e Letërsisë. Ndërkohë 4.5% është numri i ngelësave në provimin e parë të maturës shtetërore.
TIRANE- Plot 1600 maturantë janë vlerësuar me notën katër në testin e Letërsisë, që do të thotë se duhet të presin vitin e ardhshëm për të hyrë në garë për në universitet. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ka pasur një numër shumë të madh nxënësish të pakënaqur me notën që kanë marrë në testin e Letërsisë dhe që kanë nisur kështu procedurat për të tërhequr testin.
Vetëm 14 maturantë në të gjithë vendin kanë arritur të marrin pikët maksimale në provimin e Letërsisë. Ata kanë grumbulluar 49 pikë, nga 50 pikë që kishte provimi. Ndërkohë 4.5% është numri i ngelësave në provimin e parë të maturës shtetërore.
Agjensia Kombëtare e Pranimit në Intitucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL), bën të ditur se, kalueshmëria në shkallë kombëtare është rreth 95%. Sipas drejtorit të APRIAL, Frederik Shalësi në të gjithë Shqipërinë janë marrë mbi 200 dhjeta, për të cilat praktikisht maturantët kanë grumbulluar 45-50 pikë në testet e provimit të Letërsisë.
(s.g/BalkanWeb)