Nis gara për projektin tek ish-Fusha e Aviacionit
Projekti tek ish-Fusha e Aviacionit do të jetë një një bulevard i ri i gjelbër 1 km i gjatë për kryeqytetin e Tiranës. Drejt fundit, makthi i banorëve të zonës.
TIRANE- Shpallet gara për tenderin e projektit tek ish-Fusha e Aviacionit. Me këtë projekt pritet të marrë fund edhe makthi disavjeçar i banorëve të zonës, të cilët jetojnë mes pluhurit dhe plehrave. Kjo zonë, e cila në të gjithë sipërfaqen e saj nuk ka asnjë metër të gjelbëruar, synohet të kthehet në një bulevard tërësisht me pemë. Ky është një ndër projektet më ambicioze të buxhetit të vitit 2009, dhe tashmë ka arritur në fazën e tenderimit, ku do të ngrihet një "kopsht gjigant", në periferi të kryeqytetit. Sipas Bashkisë së Tiranës, fillimi i punimeve pritet të nisë brenda kësaj vere.
Në hapësirën ku dikur ka qenë ish- Fusha e Aviacionit, do të realizohet një park tematik, duke krijuar kështu një qendër të re çlodhëse për banorët e njësisë bashkiake Nr.7. Ndërhyrja transformuese do të shtrihet në një hapësirë urbane që përkon me Pistën e Aviacionit, me përmasa 50 metra e gjerë dhe 1 km e gjatë. Pjesë e projektit do të përfshijë një shumëllojshmëri bimësie, pasi do të ketë bimësi të ulët dhe bimësi të lartë. Në brendësi të zonës do të ketë mini-hapësira për aktivitete sportive dhe rekreacion; fitnes, basketboll, volejboll, pista vrapimi dhe kënde lojërash për fëmijë. Një vend të rëndësishëm në projekt zënë edhe strukturat e ulëta, si ndërtime provizore me destinacion librari apo banja publike, të cilat do të detajohen në një fazë më të vonshme të projektit. Projekti tashmë ka përfunduar tërësisht dhe është hartuar nga arkitektët italianë të "Atena Studio".
(s.g/BalkanWeb)