Kujdes nga virozat e stinës, ja si duhet t`i shmangni

Luhatjet e temperaturave kanë ndikur direkt tek të vegjëlit të cilët po përballen me virozat e stinës. Drejtimi drejt urgjencës së QSUT tregon më së miri rrezikun e kësaj periudhe. Temperaturë e lartë, dhimbje fyti, dhimbje barku , vështirësi në frymëmarrje janë simptomat që prindërit evidentojnë tek fëmijët e tyre.
Mjekët e shërbimit shprehen edhe pse gjendja nuk është në nivele alarmantë duhet një kujdes i veçantë nga ana e prindërve, për të kapur sëmundjen në fazat e para, të eleminojnë të qëndruarit në temperatura të larta dhe ndryshimet e ambjentit nga i nxehtë në të ftohtë. Gjithashtu t`i drejtohen mjekut të familjës dhe në raste me madhorë sigurisht duhet menjëherë t`i drejtohen urgjencës së QSUT-së.