E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr çmimin Nobel që e kishte fituar 21 vite më parë

Share

Fituesja e çmimit Nobel, Auung San Suu Kui ka marrë më në fund sot çmimin, 21 vite pasi e fitoi atë, ndërkohë që ishte në arrest shtëpie.

Shpesh gjatë ditëve në arrest shtëpie më dukej sikur nuk isha pjesë e botës, tha ajo.

Liderja e opozitës në Birmani mbajti një fjalim që u transmetua live nga shumë media ndërkombëtare. Fjalimi i saj kishte kohë që pritej.

Burma ka nisur që të bëjë disa ndryshime, por sërish vendi nuk është hapur plotësisht.

Luftimet nuk kanë përfunduar, dhuna dhe vrasjet vijojnë. Ekziston frika se disa të burgosur politikë të njohur janë liruar, por të tjerët, ata më pak të njohurit, do të harrohen, tha ajo.

Suu Kyi tha megjithatë se është e lumtur që jeton në një periudhë kohe ku ndërgjegjësimi për të drejtat e njeriut është më i madh. Paqja absolute në botë është e pamundur, por ne duhet të vazhdojmë udhëtimin drejt kësaj. Edhe nëse nuk e arrijmë paqen perfekte, për shkak se një e tillë nuk ekziston në tokë, ne duhet të punojmë për ta bërë njerëzimin më të mirë dhe më të sigurt.

Çdo mendim, çdo fjalë dhe çdo veprim që i shtohet pozitivitetit është një kontribut për paqen. Secili nga ne është i aftë për të bërë një kontribut të tillë. le të bashkojmë duart e të krijojmë një botë paqësore ku ne mund të flemë në siguri dhe të zgjohemi në lumturi, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›