E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, MASH publikon udhëzimet për A1-in

Ministria e Arsimit ka bërë publik udhëzimin e përgjithshëm për formularin A1, i cili i hap rrugë dhe fillimit të procesit të maturës shtetërore. Ky formular, ka filluar të shpërndahet nga AVA drejt drejtorive arsimore të rretheve për t'u shpërndarë më pas në të gjitha shkollat e mesme të gjithë vendit duke shënuar dhe fazën e parë, atë të rregjistrimit të të gjithë maturantëve në maturën shtetërore 2010.
Në bazë të udhëzimit, ky formular do të plotësohet vetëm nga maturantët e vitit shkollor, 2009-2010. A1 do të konsiderohet i vlefshëm, vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme nga maturantët, në rast të kundërt ai konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e rregjistrimit dhe mos marrjen pjesë në procesin e maturës, pra ndërkohë humbet dhe shansin për të zënë një vend në institucionet e Arsimit të Lartë. Dorëzimi i formularit A1 në bazë të rregullores së maturës shtetërore, duhet të bëhet deri në datën 10 mars. Brenda kësaj date, maturanti ka të drejtë ta zëvendësojë formularin A1, nëse e ka plotësuar gabim. Pas këtij afati maturanti nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›