E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura Shtetërore, Kumbaro: Çdo tentativë për nxjerrjen e tezave e identifikueshme

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u bëri apel sot maturantëve të mos rrezikojnë për asnjë arsye që të nxjerrin tezat e provimeve të Maturës Shtetërore, duke paralajmëruar masa të forta kontrolli dhe identifikimi për çdo shkelje të rregullores.

Në konferencë për shtyp, Kumbaro tha se “hartimi i tezës së provimit bëhet në kushte shumë konfidenciale me një sistem sekretimi të fletëve të provimit që askush nuk e di e kujt është fleta e provimit. Çdo shkelje e kritereve të konfidencialitetit është e identifikueshme”.

“Nëse dikush do tentojë ta fotografojë dhe ta nxjerrë tezën duhet të ketë parasysh që çdo fletë është e identifikueshme”, tha Kumbaro.

Më tej Kumbaro u shpreh se “janë ashpërsuar të gjitha masat që kanë me parandalimin e cenimit të rregullores së Maturës nga administratorët. Do të kemi 114 qendra në të cilat do të zhvillohet prodhimi i maturës dhe 170 administratorë, sepse ka qendra që mund të jenë më të mëdha dhe më të vogla”.

Sipas saj, në organizimin e këtij procesi janë angazhuar i gjithë stafi i Ministrisë së Arsimit, të gjitha zyrat arsimore, të gjitha agjencitë zhvendosen në të gjithë territorin që të gjithë, për të shtuar forcat që jo vetëm të kontrollojnë procesin gjatë kryerjes së provimit, por edhe procesin e përgatitjes.

“Administratorët e provimeve do të jenë në vendet e qendrave të provimit dhe do të ketë një proces kontrolli qoftë edhe me mjete teknologjike, por edhe kontrolle fizike të nxënësve, në të cilët sigurisht do të kemi parasysh që do të kemi rreth më shumë se 26.600 maturantë që do të marrin pjesë në këto provime”, tha Kumbaro.

Prandaj, shtoi Kumbaro, do të ketë kontrolle shumë të rrepta edhe në hyrje të nxënësve në sallat e provimit, edhe gjatë procesit.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›