E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, zjarrfikësit vazhdojnë betejën me zjarrin në Kaliforni

LOS ANXHELOS- Një numër i madh zjarrfikësish luftuan sot me një zjarr të madh pranë parkut kombëtar "Yosemite" në Kaliforni, që kërcënon mijëra banesa aty pranë, njoftuan autoritetet. 

Përmasat e zjarrit të mbiquajtur "Rim Fire" u dyfishuan brenda 24 orëve duke shkatërruar më shumë se 50 800 hektarë bimësi. 

"Zjarri përfshiu vetëm 5 për qind të zonës", citon faqja zyrtare e informacioneve mbi zjarret, Inciweb. 

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin e San Franciskos që furnizohet me energji elektrike nga zona e prekur prej zjarrit. 

Zjarri nisi më 17 gusht për arsye të papërcaktuara në pyllin "Stanislaus National Forest" të kontesë, Tuolumne në perëndim të parkut kombëtar "Yosemite", një prej atraksioneve kryesore turistike të Kalifornisë. 

Rreth 2 000 zjarrfikës po luftojnë për shuarjen e flakëve me ndihmën e helikopterëve dhe avionëve "Canadair".
"Afërsisht 4 500 banesa janë në rrezik", njoftoi Inciweb.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›