E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, kur shpallen pergjigjet

Udhezimet me te fundit ne lidhje me Maturen Shteterore bejne te ditur edhe afatet e reja per shpalljen e rezultateve te provimeve. Ndonese rregullorja e Matures parashikonte shpallen e tyre pas 10 ditesh, duket se specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences e kane pare te arsyeshme qe ky hark kohor te jete 15 dite, nisur nga procedurat me te zgjatura te korrigjimit. Nderkaq, udhezimi i firmosur nga specialistet e MASH, Suzana Tabaku dhe Frederik Shalesi, parashikon afate edhe per dorezimin dhe shperndarjen e formularit A2, i derguar tashme neper shkollat e mesme.

Provimet

Keshtu, sipas udhezimit me te fundit, firmosur nga specialistet e Ministrise se Arsimit, Suzana Tabaku dhe Frederik Shalesi, rezultatet e provimit D1, pra atij te Letersise per cdo shkolle, do te shperndahen nga data 26 qershor, deri me 27 qershor. Pra, te enjten e ardhshme, rezultatet e provimit te pare me detyrim do te jene ne shkollat e mesme. Pasi te paraqitet atje, cdo maturant do te mund te mesoje piket e marra ne Letersi. Korrigjimi i ketij provimi ka nisur me 12 qershor dhe do te zgjase fiks dy jave. E njejta gje pritet te ndodhe edhe me provimin e dyte me detyrim, D2. Sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit, shperndare neper Drejtorite Arsimore te rretheve, rezultatet e provimit te Matematikes per cdo shkolle, do te shperndahen nga data 03 korrik, deri me date 04 korrik te ketij viti. Sikurse eshte bere e ditur, korrigjimi per kete lende do te nise pikerisht diten e sotme. Specialistet e 4 qendrave te korrigjimit ne rrethe do te kene edhe ne kete rast 2 jave kohe per korrigjim. Nderkaq, udhezimi parashikon gjithashtu qe rezultatet e provimit Zl, Z2 per cdo shkolle, te shperndahen nga data 28 korrik deri me 29 korrik. Provimet me zgjedhje, ne varesi te atyre qe kane qarkuar maturantet ne formularin A1, do te zhvillohen me 10 korrik. Procesi i korrigjimit te tyre pritet qe te zgjase rreth 2 jave nga dita e nisjes se vleresimit te testeve.

Formulari A2

Sipas udhezimeve te cilat percaktojne qarte detyrat e te gjitha strukturave qe jane ingranuar ne procesin e Matures Shteterore, formularet e dorezuar nga nxenesit grumbullohen ne DAR/ZA me 11 korrik, ku edhe behet verifikimi i numrit te formulareve te dorezuar. Nderkaq, urdherohet qe dorezimi i formulareve A2, me tabelat perkatese te cdo shkolle do te behet deri me 13 korrik nga persona te autorizuar Drejtorite Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore ne zyren e

APRIAL-it ne shkollen "Sabaudin Gabrani", Tirane. Bashke me formularet A2, keto institucione do te marrin edhe udhezimet per plotesimin e ketij formulari. Sipas specialisteve te MASH, keto udhezime duhet te fotokopjohen dhe t'u shperndahen nxenesve. Nga ana tjeter, DAR/ZA duhet te marrin te gjitha masat e nevojshme organizative per te njoftuar maturantet per grafikun e lartpermendur dhe per te respektuar afatet. Por, specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences terheqin vemendjen qe te mos pranohen formulare jashte ketyre afateve, te percaktuara me kujdes. Sikurse eshte bere e ditur, cdo formular A2, ku zgjidhet dega, fakulteti dhe universiteti, eshte i personalizuar me emrin e maturantit. Per kete, lejohet qe maturantet ta fotokopjojne, dhe te bejne "prova" per plotesimin e tij. Ne momentin kur te jene teresisht te bindur, ata mund ta dorezojne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›