Matura, nesër zhvillohet testi i matematikës

2 javë pas testit të letërsisë maturantët do të përballen me sfidën e dytë të maturës shtetërore, provimin e matematikës. 42.500 maturantë në të gjithë vendin do ti nënshtrohen këtij prvovimi më 15 qershor. Drejtori i Politkave në Ministrinë e Arsimit Fatmir Vejsiu tha se ky test do të jetë i një niveli mesatar, do të përmbaje 25 pyteje; 13 me alternativë dhe 12 me zhvillim.
Ndërsa përgjigjet e testit të letërsisë maturantët do ti marrin më 15 dhe 16 qershor. Specialistët e arsimit thonë se çdo shenjë apo kopje e bërë në test do ta skualifikoj maturantin automatikisht.
Vejsiu sqaron se për çdo kontestim që mund të kenë maturantët për velerësimin e testit, maturantët ti drejtohen ministrisë së arsimit me fotokopjen e provimit nga ku do merret edhe përgjigjia përfundimtare.