E Diel, 1 Nëntor 2026

Nobelisti Murati, takim me ministrat Tafai e Vasili

Ky është Ferid Murati, shqiptaro- amerikani i nderuar me çmimin Nobel në 1998. Studimet e tij janë përqendruar në efektin e nitroglicerinës në trupin e njeriut, ndëkohë që në botë njihet nga suksesi i tij për shpikjen e viagras. Kjo është hera e dytë që Dr. Murati vjen në Shqipëri. Takimi i tij nisi me kreun e Ministrisë së Arsimit Myqerem Tafaj. Në lidhje me kërkimin shkencor, Murati tha se është fusha më e rëndësishme e zhvillimit të arsimit ndërkohë që ndali edhe në punën e tij shumëvjeçare në shkencë.
 

Më tej, doktori i shkencave u takua me numri një të Shëndetësisë Petrit Vasili. Interesit të Muratit për mjekësinë shqiptare, Vasili iu përgjigj me përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar sistemin shëndetësor.
 

Murati është i dyti shqiptar që ka marrë çmimin Nobel pas Nënë Terezës. Me një baba nga viset shqiptare të Maqedonisë dhe me nënë amerikane, Muarti nuk ndërpreu asnjëherë lidhjet e tij me Shqipërinë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›