E Diel, 1 Nëntor 2026

Behgjet Pacolli, raportim përpara presidentes Jahjaga

Behgjet Pacolli është rikthyer sërish në Presidencë, ndërsa ka raportuar para presidentes Atifete Jahjaga. Ditën e sotme, zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, i ka bërë të ditur presidentes se vendit, për vizitat në disa vende afrikane dhe për lobimin që po  bën për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe në angazhimin e miqve të Kosovës në misionet konkrete të vullnetit të mirë.

Në një njoftim të Presidencës, thuhet me tej se zëvendëskryeministri Pacolli ka informuar presidenten edhe për gjëndjen ekonomike, për politikën e privatizimit, për investimet në Kosovë, duke gjetur mundësinë e shfrytëzimit të fondit të privatizimit për zhvillimin e Kosovës.

“Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën e z.Pacolli në kapërcimin e ngërçit politik dhe në zgjedhjen e Presidentes, si faktor uniteti dhe konsensusi, duke theksuar angazhimin për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›