E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura shtetërore, komision për tezat e dyshuara

Jo të gjithë maturatët kanë në dorë rezultatet e provimeve të maturës shtetërore. Një numër të konsiderueshme tezash janë të dyshuara, jo vetëm për kopje por edhe për shkak të mos përputhjes së të dhënave apo të shenjave, qoftë edhe gabimisht të bëra gjatë ditës së provimit.

Këtë të hënë, Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për verifikimet e tyre.

Drejtori i arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu tha se këto provime u mbyllën me 11.000 katra.

Vejsiu qetëson maturantët mbetës se edhe këtë vit në vjeshtë ata kanë mundësi të rijapin provimet e maturës në muajin shtator.

Ndërsa ata që ankimojnë kanë të drejtët të tërheqin kopjen dhe të paraqesin një relacion. Verifikimi do të bëhet nga ekspertë të Ministrisë së Arsimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›