E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherr mes shokëve, plagoset me thikë 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është plagosur pasditen e sotme pas një sulmi me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të shkollës Gjon Buzuku në Tiranë, pas një konflikti mes shokëve, që më pas ka degraduar në përdorimin e thikave.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur shtetasi, Xh. Haxhillari, i cili është dërguar menjëherë për në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa po punon për ndalimin e autorit të plagosjes, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›