“TAP, rritje të GDP nga investimet e taksat dhe mijëra vende pune”
Impakti i gazsjellësi TAP sipas kompanisë “Oxford Economics”
Një prej kompanive lider në parashikimet dhe analizat ekonomike për bizneset dhe qeveritë në mbarë globin, “Oxford Economics”, në një raport të sajin bën një përllogaritje të detajuar mbi përfitimet e vendit tonë nga projekti i gazsjellësit Trans Adriatik. Sipas këtij raporti, tre janë ndikimet kryesore: kontribut në rritjen e GDP, krijimit të vendeve të reja të punës (me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme) si dhe të ardhura nga taxat dhe tre kanale të tjera të ardhurash si Aktiviteti i drejtpërdrejtë nga TAP, si aktivitetit indirekt i stimuluar nga zinxhiri i furnizimit dhe i blerjeve si dhe aktivitet, që për rrjedhojë do gjenerohet nga shpenzimet e punonjësve të TAP. Megjithëse investimi do të nisë të ketë efekt pas pak vitesh, përllogaritjet janë bërë me vlerat e sotme monetare. Ndërtimi i TAP do të bëhet nga 2015-18. Impakti direkt do të ketë kulmin e vet në vitin 2017. Në këtë pikë, aktiviteti pritet të prodhojë 57 mln euro për GDP e Shqipërisë dhe të krijojë 4200 vende pune me kohë të plotë dhe të pjesshme. Në total, faza e ndërtimit të projektit parashikohet të prodhojë 157 mln euro për GDP dhe të krijojë2,900 vende pune në vit. Ndër të tjera, gazsjellësi “TAP” do të ketë edhe ndikim indirekt. Për shkak të angazhimeve të kompanive të mëdha, shumë punë do t’u komisionohen kompanive vendase. Ky impakt pritet të jetë i konsiderueshëm. Kështu mendohet se po në vitin 2017 do të jetë kulmi i të ardhurave indirekte që do të sjellin për GDP, afro 39 mln euro dhe do të krijojnë rreth 4400 vende pune. Në total në 4 vitet e fazës së ndërtimit pritet që të përfitohen në mënyrë jo të drejtpërdrejtë 110 mln euro për GDP dhe 3100 vende pune në vit. Për më tepër, përfitime të tjera do të vijnë nga shpenzimet që do të kenë punonjësit e TAP. Nga këto shpenzime 40 mln eruro do të kontribuojnë për GDP në 2017 dhe pritet të krijojnë5800 vende pune. Për të gjithë periudhën e ndërtimit, parashikohet që këto vlerësime të rriten në 106 mln euro kontribut për GDP dhe 3900 vende pune çdo vit. Padyshim, TAP, pritet të jetë funksional në vitin 2019. Në krahasim me fazën e ndërtimit, impakti vjetor në ekonominë shqiptare pritet të jetë më i vogël. Raporti vlerëson që në vitin e parë të punës, ne GDP e Shqipërisë do të vijnë7.6 mln euro dhe do të krijohen 190 vende pune. 2.1 mln euro të tjera dhe 260 vende punë do të vijnë si efekt i impaktit jo të drejtpërdrejtë. Këto efekte pritet të zgjasin deri në 50 vjet, duke sjellë rritje të vazhdueshme të ekonomisë shqiptare. Në total vlerësohet se impakti i drejtpërdrejtë i projektit operacional do të sjellë plot 500 mln euro për GDP e Shqipërisë. 243 mln të tjera dhe 260 vende pune do të vijnë si pasojë e efektit indirekt të TAP. Gjithë ky aktivitet do të do të rrisë të ardhurat për qeverinë shqiptare. 15 mln euro do të vijnë në 2017 dhe 17 mln të tjera nga ndikimi jo i drejtpërdrejtë. Një ndikim të madh do të kenë edhe investimet që do të shoqërojnë TAP. Ky projekt do të investojë rreth 60 mln euro në infrastrukturën rrugore të Shqipërisë. Raporti i Oxford Economisc vlereson se përfitimi nga ky investim do të jetë në rënie nga 237 milionë në 1.1 milionë euro në 20 vitet që do të pasojnë. Për më tepër janë identifikuar edhe ndikime të tjera si, mundësia që do të kenë shqiptarët të furnizohen me gaz natyral gjë që do të ndihmojë në të ardhmen kur të rritet kërkesa për energji.