E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Topi -Ivanov takimi sot në Durrës

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se qëllimi i këtij takimi është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni, pas ftohjes së tyre me anulimin e vizitës së presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu në Shkup. 

TIRANE- Zyra e shtypit pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, konfirmon takimin mes Bamir Topit dhe presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov. Sipas presidencës takimi do të mbahet sot në orën 13:00 në qytetin bregdetar të Durrësit.

Dy presidentët pritet të diskutojnë mbi ecurinë dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se qëllimi i këtij takimi është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni, pas ftohjes së tyre me anulimin e vizitës së presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu në Shkup.

Nga të njëjtat burime mësohet se Presidenti Topi do të angazhohet për të qetësuar zërat mes Shkupit dhe Prishtinës pas mungesës së presidentit Sejdiu në inaugurimin e presidentit maqedonas, dhe më pas anulimit të vizitës së presidentit kosovar në Maqedoni.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›