E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantet, edhe tre dite afat per ankesat

Maturantet kane afat edhe tre dite te tjera qe te depozitojne pasaktesite e tyre prane shkollave te mesme. Tashme po vijon dorezimi i ankesave prane drejtorive te shkollave te mesme, ku maturantet e pakenaqur nepermjet kerkeses perkatese po detajojne pasaktesite e gjetura pas prezantimit te Librit te pare te Transparences. Njekohesisht gjate ketyre diteve pritet qe te kthehen dhe pergjigjet zyrtare nga agjencia ku eshte bere perllogaritja e te gjithe komponenteve te Matures Shteterore per te gjitha ankesat e paraqitura. Ankesat e maturanteve do te behen me nje formular te vecante, qe eshte pergatitur per te evidentuar ndryshimet qe duhen bere per nje maturant dhe plotesohet vetem prej maturanteve qe kane kontestime per te dhenat e tyre ne Librin e Transparences. Sipas udhezimeve te MASH-it, ne pjesen e pare eshte e detyrueshme te plotesohen te dhenat per Rrethin, Bashkine/Komunen, Shkollen dhe ID e maturantit. Ne cdo kuti shkruhet vetem nje shkronje ose nje numer. Shkronjat duhet te jene kapitale dhe numri me shifra arabe. Keto te dhena jane te domosdoshme per identifikimin e maturantit, cili konstaton pasaktesi ne te dhenat e tij. Ne pjesen e dyte, ne seksionin Si ishte, jane te detyrueshme te plotesohen te gjitha te dhenat:Emri, Atesia, Mbiemri, Datelindja, Nota Mesatare (me shifra dhe me shkrim si ne Formularin A2). Praktikisht keto te dhena jane si ne Librin e Transparences. Ndersa ne seksionin Si behet, do te plotesohen vetem ato te dhena ku kerkohet ndryshimi: P.sh. nese kerkohet ndryshim tek emri, te rreshti Emri shkruhet si duhet emri i sakte. Me pas do te detajohet dhe te publikohet Libri i dyte i Transparences, nepermjet te ciles do te behet dhe renditja paraprake e kandidateve fitues per ne universitete, sipas degeve dhe kuotave te publikuara per cdo institucion te arsimit te larte publik ne vend. Procedure kjo qe do te pasohet me fazat paraprake te regjistrimit per te vijuar me tej me regjistrimin perfundimtar. Publikimi i emrave fitues do te behet evident ne dy javet e ardhshme pasi te jene dhene dhe pergjigjet e ankesave.

Shtatori

Brenda javes se pare te muajit shator do te kete perfunduar dhe verifikimi i ankesa dhe kthimi i pergjigjeve per cdo ankese te depozituar. Me mbylljen e kesaj procedure do te nise dhe listimi i fituesve neper fakultete sipas kuotave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›