E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat, mesimi me 15 shtator

Viti i ri shkollor per te gjithe nxenesit e klasave 9-vjecare dhe te mesme do te nise ne 15 shtator. Kjo eshte data qe ka vendosur per fillimin e shkollave ne te gjithe vendin, Ministria e Arsimit, duke e lene serish te pandryshuar kete afat. Dje, Ministria e Arsimit dhe Shkences, ka publikuar udhezimi zyrtar i cili u eshte derguar te gjithe Drejtorive Arsimore ne vend.

Afatet

Per te pergatitur te gjitha shkollat per pritjen e nxenesve, MASH-i ka percaktuar jo vetem daten e fillimit te vitit shkollor por edhe ate te fillimit te regjistrimeve. Keshtu, mesohet se shkolla fillon me 15 shtator 2008 dhe perfundon me 12 qershor 2009. Nderkohe qe regjistrimet e nxenesve ne shkolla do te fillojne kete te hene me date 1 shtator 2008 dhe do te mbyllen ne daten 12 shtator. Kjo do te thote se duke nisur nga kjo e hene qe vjen te gjithe prinderit duhet te regjistrojne femijet e tyre ne klasat e para te arsimit 9-vjecar ose ne vitin e pare te arsimit te mesem. Nderkohe, parashikohet qe te kete fluks ne dyert e shkollave, nderkohe qe vete drejtuesit kerkojne qe prinderit te saktesojne shkollen qe i perket lagjes dhe zones ku ata banojne. Kjo kerkese vjen pikerisht per te shmangur radhet qe mund te krijohen si dhe pakenaqesite e prinderve. Nga ana tjeter, mesohet se edhe gjate kesaj periudhe do te vazhdoje shitja e librave shkollore, ne menyre qe nxenesit te jene gati per fillimit e vitit te ri shkollor.

Struktura

Struktura e plote per arsimin baze ose ndryshe ate te detyruar eshte menduar qe te jete plot 35 java, te ndara perkatesisht 17 jave ne semestrin e pare dhe 18 jave ne ate te dytin. Nderkohe qe pushimet e festave llogariten 10 dite pergjate gjithe vitin shkollor. Kurse per shkollat e mesme eshte menduar qe dy vitet e pare te kryejne te plota 35 jave mesimore, ndryshe nga ata te vitit te trete dhe te fundit qe do te zhvillojne vetem 34 jave mesim, dhe tre jave te tjera jane te programuara per provimet e Matures Shteterore. Edhe ne kete rast pushimet e festave llogariten 10 dite pergjate gjithe vitin akademik. Kete vit shkollor do te aplikohet per here te pare edhe sistemi i arsimit 9-vjecar ne vendin tone, per te cilin nxenesit e klasave te teta nuk duhet te levizin nga nje shkolle ne nje tjeter pasi edhe kete vit do ta perfundojne ne shkollen e tyre te arsimit baze, nderkohe qe tri vitet e tjera do te zhvillohen ne gjimnaz.

Mesimet:

Per klasat I - IX

Semestri i pare: Fillon me 15 shtator 2008 dhe mbaron me 30 janar 2009.

Semestri i dyte: Fillon me 04 shkurt 2009 dhe mbaron me 12 qershor 2009.

Pushime

Periudha e pare: Fillon me 24 dhjetor 2008 dhe mbaron me 04 janar 2009.

Periudha e dyte: Fillon me 31 janar 2009 dhe mbaron me 03 shkurt 2009.

Mesimet:

Klasa X, XI

Semestri i pare: Fillon me 15 shtator 2008 dhe mbaron me 30 janar 2009.

Semestri i dyte: Fillon me 4 shkurt 2009 dhe mbaron me 12 qershor 2009.

Klasa XII

Semestri i pare: Fillon me 15 shtator 2008 dhe mbaron me 30 janar 2009.

Semestri i dyte: Fillon me 4 shkurt 2009 dhe mbaron me 5 qershor 2009.

PUSHIMET:

Periudha e pare: Fillon me 24 dhjetor 2008 dhe mbaron me 4 janar 2009.

Periudha e dyte: Fillon me 31 janar 2009 dhe mbaron me 3 shkurt 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›