Maturantët i nënshtrohen nesër provimit me zgjedhje

Maturantët përballen me sfidën e fundit të maturës shtetërore. Pas 2 jave kohe nga dhënia e provimit të matematikës ata do t`i nënshtrohen provimeve me zgjedhje.
Të enjten në orën 10:00 rreth 48.000 maturantët do të jenë në ambjentet e shkollave të tyre për të plotësuar kërkesat e testin e fundit të provimeve. Ndriçim Mehmeti, shef i vlerëismit të maturantëve në Ministrinë e Arsimit thotë se në një ditë të vetme, maturantët do të japin 2 lëndë sipas preferencave që kanë dhënë në formularin A1. Çdo test do të përmbajë 20 pyetje, 10 me zhvillim dhe 10 me alternativë.
Ekspertë të arsimit i kujtojnë maturantëve se procedurat e dhënies së provimit janë të njohura dhe mosrespektimi i tyre çon në pezullim e menjëhershëm. Maturantët duhet të shohin nëse testi është i tyre, duhet të mos bëjnë asnjë shënim mbi të që mund të jetë dyshues dhe duhet të lënë celularët në shtëpi.
Nëse maturantët kanë kanë kaluar në 2 provimet e detyruara dhe marrin notën 5 ose mbi 5 në provimin me zgjedhje do të përfitojnë për herë të parë diplomën e maturës. Në të kundërt duhet të presin një vitë për ti ridhënë provimet e mbetura.