Të jesh trendy? Kjo është një çmenduri e vërtetë (FOTO)
Japonezët shquhen për çmenduri të tilla. Tendenca më e re që në vendin aziatik është të jesh bagelhead ose e përkthyer kokë-panine. Adoleshentë pompojnë ujë me kripë në ballë për rreth dy orë duke krijuar aty një flluskë të madhe. Nëse duan që flluska të jetë me forma, ata përdorin gishtat. Më pas me kokën me flluskë shkojnë në festë, ku duken trendy. Ajo që është një eksperiment mjekësor, për ata është modë. Uji qëndron në ballë për rreth 10 orë dhe më pas trupi e absorbon atë duke u larguar kështu edhe flluska. A është e rrezikshme? Sigurisht, por ekspertët thonë se kanë parë gjëra edhe më të çuditshme.


