Si do të ishte sot Lady Diana në moshën 50 vjeç
Si do të ishte sot Lady Diana, nëse nuk do të kishte ndodhur ai aksident i tmerrshëm më 31 gusht 1997 në Paris? Kësaj i është përgjigjur amerikania Neësweek, e cila ka nxjerrë në kopertinë një foto se si mund të ishte sot Lady Diana, në moshën 50-vjeçare. Në kopertinë, e cila del në fillim të korrikut, Lady Diana shfaqet si zakonisht në formë, duke shëtitur me nusen e djalit të saj, Kate Middleton.