E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantet ne proteste kontestojne provimin

Maturantë nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit për mënyrën e hartimit të provimit të parë të maturës shtetërore atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë konkretisht përfshirjen në test të poezisë “Albatros” të simbolistit Bodler e cila ka një numër të konsiderueshëm pikësh megjithëse nuk është shqyrtuar asnjëherë gjatë viteve të shkollës. 
Pavarësisht se përgjigja e dhënë nuk është ekzaktësisht ashtu siç parashikohet në çelësin e publikuar nga Ministria por është brenda kontekstit ajo do të merret parasysh nga grupi i vlerësuesve të testit. Garancinë se maturantët nuk do të penalizohen për këtë çështje e dha Drejtori i Arsimit parauniversitar,Fatmir Vejsiu.
Vlerësimi i provimeve të maturës do të bëhet në gjashtë qendra në qytete të ndryshme nga katër korrigjues të ndryshëm. Maturantët mund të kërkojnë një fotokopje të testit të e por nuk mund të ankimojnë vlerësimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›