E Diel, 1 Nëntor 2026

Identifikohet autori i plagosjes se kryekomunarit te Baldushkut

Identifikohet autori i plagosjes së kryetarit të komunës së Baldushkut. Altin Shabani është autori i dyshuar për ngjarjen e mbrëmjes së të dielës, ndërsa motiv sipas policisë ka qenë largimi nga detyra i policit të komunës, nga kryetari Elmi Allmuça. Ky i fundit është qëlluar në rrugën që lidh Tiranën lindore me Baldushkun, 1.5 kilometra nga vendi i njohur si Ura e Farkës. 
Shabani i ka prerë rrugën Allmuçës që vinte me automjetin e vet duke i kërkuar shpjegime për shkarkimin nga detyra, ndërsa kryekomunari i ka kërkuar të shkonte dhe ta takonte në komunë pasi nuk ishte vendi i përshtatshëm për këto shpjegime. 
Kjo duket se e ka nevrikosur akoma më shumë Shabanin, i cili e ka qëlluar me pistoletë nga pas teksa Allmuça largohej me automjetin e tij. Plumbi e ka kapur në mes, Allmuçën, por fatmirësisht pa i dëmtuar veshkat, shtyllën kurrizore apo organe jetësore. 
Sipas mjekëve, gjendja e kryetarit të komunës së Baldushkut është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila identifikoi që në momentet e para pas krimit autorin duke e shpallur në kërkim atë. Sipas burimeve është duke u negociuar edhe me familjarët për ta bindur të vetëdorëzohet në rast se Shabani do të komunikojë me ta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›