E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantët në provimin e anglishtes, 27 mijë nxënës në të gjithë vendin i nënshtrohen testimit

Për mbi 27.000 maturantë në të gjithë vendin po zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore, në lëndën e gjuhës së huaj.

Maturantët janë paraqitur në ambientet e shkollës në orën 08:30, ndërsa provimi nis në orën 10:00 për të përfunduar në 12:30.

Maturantët shprehen se përgatitjet  për këto testime kanë qenë të mjaftueshme teksa nga janari janë zhvilluar konsultime intensive.

Provimi zhvillohet në145 qendra në të gjithë vendin, ndërsa më shumë se 640 mësues do të korrigjojnë testet.

Pajisjet elektronike janë të ndaluara gjatë procesit e për këtë arsye janë marrë edhe masa ekstra në institucionet arsimore, duke i pajisur ambientet e testimit me bllokues valësh.

Edhe këtë vit, teza e provimit të gjuhës së huaj u publikua në rrjetet sociale vetëm 20 minuta pas nisjes zyrtare të testimit.

Ministria e Arsimit, duke e quajtur fotografimin dhe publikimin e tezës si një akt të shëmtuar siguroi se nuk ndikon në proces dhe nuk cënon punën e mësuesve, administratorëve apo strukturave arsimore në vend.

Risi për këtë vit janë edhe testet e personalizuara për 140 maturantë me aftësi ndryshe./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›