Kurteshi: Arsyet pse më zgjodhën Avokat të Popullit
Avokati i Popullit në Kosovë, Sami Kurteshi, tregon arsyet pse ai u zgjodh në këtë detyrë. E pranon se ka lobuar te deputetët për të marrë detyrën, por shpjegon se këtë e ka bërë në mënyrë legale. Është i afërt me të gjitha partitë politike, por nuk është anëtar i asnjërës.
Nuk keni qenë asnjëherë më parë në këtë ndërtesë?
Jo, në këtë institucion nuk kam qenë asnjëherë.
Me siguri informacionet për institucionin e Ombudspersonit i keni pasur?
Për institucionin kam qenë i informuar. Vazhdimisht e kam ndjekur punën e tij. Fizikisht në ndërtesë nuk kam qenë asnjëherë. Kam qenë në zyrat e Ombudspersonit në Gjilan, për arsye se aty ka punuar një i njohuri im.
Ka pasur edhe kandidatë të tjerë që kanë konkurruar, pse mendoni se deputetët ju kanë zgjedhur ju, përveç sloganit "Jam më i miri"?
Mendoj se kam luftuar me bindje se jam më i miri. Këtë po e përsëris.
Ka mjaftuar kaq?
Unë mendoj se ka edhe shumë faktorë të tjerë...
Për shembull?
Jam i bindur se nuk është vetëm një faktor. Por faktorët që mund të numërohen duhet të jenë përvoja ime politike. Kam afër tridhjetë vjet përvojë në të drejtat e njeriut dhe mendoj se shumica e anëtarëve të Parlamentit më njohin nga spektri i të drejtave të njeriut, sidomos nga fillimi i viteve ‘90 e këtej. Arsimimi im në botën e jashtme, angazhimi im në kuadër të KMDLNJ-së, me shumicën prej tyre, kam pasur kontakte në këtë drejtim. Nuk besoj se, pavarësisht parullave të mëdha, ata kanë pasur dikë që të ketë qenë më ngushtë i lidhur gjatë viteve ‘90 në këtë lëmë se sa unë.
Pavarësisht se i keni njohur deputetët, nuk besoni se ju kanë zgjedhur pak si me të njohur?
Jo, jo, nuk duhet përzier. Mendoj se sikur të kishte një antipati, apriori për një njeri, ajo do të mjaftonte. Pa marrë parasysh se cila është përvoja. Në mesin e deputetëve kam shokë, shokë të burgut, me të cilët kam bashkëpunuar në aspektin e të drejtave të njeriut, por edhe në aspektin politik. Në kuadër të Parlamentit kam edhe ish-bashkëpunëtorë që kanë punuar në kuadër të KMDLNJ-së.
Atëherë, pse janë dashur tre vjet të pritet zgjedhja e Ombudspersonit, kur paska qenë kaq e lehtë?
Kjo është një pyetje që është e padrejtë të më drejtohet mua, sepse unë nuk kam vendosur. Po përmend vetëm faktorët, nëse kanë ndikuar në këtë drejtim. Shumë shpesh drejtohet pyetja se politikisht ku qëndron. Kjo është një pyetje që sillet dhe mendoj se duhet të ballafaqohemi me pyetje thelbësore.
Por ju thatë se keni qenë aktivist, keni qenë në politikë, i keni politikanët miq e shokë?
Do të dal te kjo pyetje pa pasur nevojë të më ndërprisni. Unë kam shumë shokë. Mendoj se me shumicën e anëtarëve të Parlamentit ndonjëherë në jetën time kam pasur kontakt me ta, për shkak të veprimtarisë sime prej tridhjetë vjetësh e këtej. Shumica e tyre më njohin nga veprimtaria ime për të drejtat e njeriut. Të gjitha këto nuk përjashtojnë edhe faktorë të tjerë, sepse në fund të fundit, në Parlamentin e Kosovës kanë vendosur partitë politike. Secila ka të drejtën të mohojë ose të pohojë përkatësinë time politike në partinë e tyre, sepse nuk mund t‘ia ndalosh askujt. E them se asnjëherë nuk kam qenë e as nuk jam i angazhuar në ndonjë parti politike. Edhe sot jam njeri shumë politik, nuk e mohoj, por jam i lirë në aspektin partiak. Nuk jam anëtar, as i regjistruar, e as i paregjistruar me ndonjë parti politike.
Por a keni afërsi me ndonjë subjekt politik?
Kam afërsi me të gjitha subjektet politike. Kam marrëdhënie shumë të mira me PDK-në, shumë të mira me LDK-në, për shembull Ali Lajçin e kam shok burgu. Me AKR-në kam raporte jashtëzakonisht të mira, ashtu si edhe me AAK-në, që ka njerëz me të cilët jam rritur. Ndoshta më pak i afërt jam disi me LDD-në, që përveç një deputeti, i cili është i anës sime, nuk kam pasur rastin të afrohem me këtë parti. Këtë duhet ta them hapur. Ndryshe është me partitë e tjera, me të cilat kam kontakte të rregullta dhe njerëz që njihem shumë mirë. Unë e kam bërë edhe një punë tjetër që ndoshta konkurrentët e tjerë nuk e kanë bërë. Kam shkuar dhe jam prezantuar edhe te grupet e tjera parlamentare, u kam treguar se unë jam ky person, kryej këto punë, kam këtë shkollim dhe urdhëroni e bëni pyetje se çfarë mund të bëj në rast se zgjidhem.
Atëherë ju keni lobuar për veten tuaj?
Po, herën e fundit kjo ka qenë e lejueshme. Pas vendimit të Kuvendit dhe komisionit për caktimin e tre kandidatëve, këtë e kemi bërë hapur. Kemi dalë edhe në televizion. Para kësaj nuk kam bërë asnjë hap, sepse zyrtarisht nuk ka qenë e lejuar dhe askush nuk na ka njoftuar nëse je apo nuk je në mesin e tre kandidatëve që do të dalësh para Parlamentit. Çështja tjetër ka qenë se i kam pranuar rregullat e lojës dhe instanca që është marrë me zgjedhjen ka qenë Kuvendi. Loja me mediat apo me shtypin për mua ka qenë e papranueshme, sepse nuk jemi marrë vesh. Në atë moment që kemi pasur leje të lobojmë, unë këtë e kam bërë hapur.
Pas tërë kësaj, si mund të presim një Ombudsperson të pavarur, kur për t‘u zgjedhur ju duhet të shkoni te secila parti për të kërkuar votat?
Kjo varet se si ju e përcaktoni pavarësinë. Nëse ju e përcaktoni në këtë koncept, mund t‘iu përgjigjem sa mund të jetë. Vetëm përcaktojeni saktë konceptin pavarësi dhe unë do t‘ju përgjigjem.