E Hënë, 2 Nëntor 2026

Maturantët përzgjedhin degët, Plepi: Universiteti “Luigj Gurakuqi” këtë vit ndër më të preferuarit

Rreth 1.400 maturantë do i nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore.

Fazat paraprake të përzgjedhjes së degëve rendisin ndër më të preferuarat degët e hoteleri-turizmit, ekonomia dhe biokimia. Risi këtë vit është rikthimi i përzgjedhjes së universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Dëshira e maturantëve për të studiuar jashtë vendit vijon të jetë në të njëjtin trend si vitet e shkuara.

“Maturantët janë të lirë të përzgjedhin ato mundësi që ata kanë për studime të niveleve edhe më të larta sesa ofron Shqipëria. Nuk është përjashtuar asnjëherë edhe përzgjedhja që ata bëjnë jashtë vendit,” tregon Eduart Plepi, inspektor i kurrikulës në Zyrën Vendore Arsimore të Shkodrës.

Janë përzgjedhur gjashtë qendra provimi, të cilat pritet të jenë gati në datën 3 qershor për të nisur kështu dhënien e katër provimeve të shtetit, ku njëri prej tyre është provimi me zgjedhje.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›